29 nëntor 2009

Drogba: Me fitore përjashtojmë Arsenalin nga gara për titull

Sulmuesi i Chelseat, Didier Drogba, beson se fitorja kundër Arsenalit, do të thoshte përjashtim i Topçinjve nga gara për titull.
Dy rivalët londinezë takohen të dielën në Emirates Stadium. Të zgjedhurit e Carlo Ancelottit pozicionohen në vendin të parë me tetë pikë diferencë nga djemtë e Arsene Wenger që mbajnë pozitën e katërt.
Fitorja do ta largonte Chelsean 11 pikë nga Arsenali, dhe Drogba mendon se Topçinjtë nuk do të mund t’i arrinin më.
“Është vështirë të rikthehesh (në garë) kur je 11 pikë mbrapa. Nuk është e pamundur, por do të ishte e shkëlqyer (për Chelsean) që të kishim këtë diferencë”, ka thënë sulmuesi nga Bregu i Fildishtë.