Skuadra e Milanit ka shënuar fitore me rezultat prej 2-0 si mysafir i Catanias, për t’u ngritur në vendin e dytë në tabelë.
Fitoren Rossonerëve ua siguroi Klaas-Jan Huntelaar, i cili shënoi të dy golat e mysafirëve në minutat shtesë të takimit (90’+3 dhe 90’+5).
Me këtë fitore, Milani ngjitet në kuotën e 28 pikëve, një më shumë se Juventusi që gjendet në vendin e tretë dhe shtatë më pak se Interi që prin në tabelë.