
Në orën 18:00, Sporting Gijoni do të presë në shtëpi Vijarealin, që këtë sezon nuk po tregon nivelin e viteve të kaluara. Aktualisht, “nëndetësja” ka 12 pikë dhe ndodhet në vendin e 11-të, ndërkohë që Gijoni vazhdon të befasojë, duke mbajtur vendin e shtatë në kuotën e 17 pikëve (aq sa ka edhe Atletik Bilbao).
Përballje e fortë është edhe ajo që do të luhet në orën 20:00 në “Mestaja” midis Valencias së vendit të katërt (24 pikë, vetëm katër më pak se Reali kryesues) dhe Majorkës, që me meritë mban vendin e gjashtë në kuotën e 20 pikëve.
Ndërkohë që në orën 22:00, ndjekësja më e afërt e dyshes Real-Barcelona, Sevilja, do të presë në stadiumin “Ramon Sançez Pizuajn” Malagën e vendit të fundit. Një mundësi e artë për skuadrën e Manuel Himenezit për t’u ngjitur më lart në renditje, ndoshta duke përfituar edhe nga një rezultat favorizues nga supersfida Barça-Real.
Primera Divizion, takimet e sotme për javën e 12-të:
Sporting Gijon – Vijareal (ora 18:00)
Valencia – Majorka (ora 20:00)
Sevlja – Malaga (ora 22:00)
Neser
Almeria ? - ? Athletic Bilbao
Getafe ? - ? Xerez
Racing Santander ? - ? Deportivo La Coruna
Valladolid ? - ? Tenerife
Zaragoza ? - ? Osasuna
Barcelona ? - ? Real Madrid
Atletico Madrid ? - ? Espanyol