Roma ka shënuar fitore me rezultat prej 2-1 si mysafir i Atalantas, në takimin e zhvilluar të dielën në Stadio Atleti Azzurri d’Italia në Bergamo.
Vendasit kaluan të parët në epërsi me golin e shënuar nga Fabio Ceravolo (13’), ndërsa për Giallorossët barazoi sulmuesi malazez Mirko Vucinic në fund të pjesës së parë (44’).
Në pjesën e dytë Roma u tregua efikase duke shënuar golin e epërsisë dhe të fitores, ndërsa realizues ishte Simone Perrotta. /