Derbi i parë i javës së 14-të në Bundesliga, i zhvilluar në Weserstadion ndërmjet Werder Bremenit dhe Wolfsburgut ka përfunduar me rezultat të barabartë prej 2-2.
Mysafirët kaluan të parët në epërsi me golin e sulmuesit boshnjak Edin Dzeko (42’) dhe me këtë epërsi minimale përfundoi pjesa e parë.
Në pjesën e dytë vendasit barazuan rezultatin (62’) me anë të Hugo Almeidas, mirëpo kampionët në fuqi krijuan sërish avantazh (85’) dhe ishte sërish Edin Dzeko realizuesi.
Ndërsa në minutat shtesë të kohës së rregullt (90’+1), vendasit barazuan rezultatin me golin e Per Mertesacker dhe tani qëndrojnë në krye të tabelës më pikë të barabarta me Bayer Leverkusen që të dielën e zhvillon derbin tjetër të kësaj jave kundër Stuttgartit.