28 nëntor 2009

Mundësia e fundit për trajnerin Ferrara

Mësohet se trajneri i Juventusit, Ciro Ferrara, ka para vetes tri ndeshje, të cilat do të vendosin të ardhmen e tij te bardhezinjtë.

Sipas IlSussidiario.net, humbja nga Bordeaux në Ligën e Kampionëve, nuk është pritur mirë nga drejtorët e Juves, duke qenë se shpresat e Zonjës së Vjetër për të vazhduar në fazën e eliminimit direkt janë vënë në pikëpyetje.

Takimet kundër Cagliarit, Interit dhe Bayern Munichut do të jenë vendimtare, si për trajnerin ashtu edhe për klubin.

Nëse Juventusi nxjerr rezultate negative nga këto takime, do të thotë se bardhezinjtë do ta kalojnë një tjetër sezon të patrofeshëm, prandaj Ferrara do të largohej nga posti i trajnerit. /