Bossi i Arsenalit Arsene Wenger ishte fryrë në arbitrin e takimit Andre Marriner vendimi i të cilit ishte anulimi i golit të Andrey Arshavinit pas fitores 3-0 të Chelseat në Emirates.
“ E kam parë ( golin e anuluar ) pesë hrë dhe askush nuk e preku ( Cech ).”
“ Ai ( Arshavin ) shënoi dhe arbitri e anuloi. Ishte këmba e lojtarit të Chelseat që e preku Cech. Kjo ishte pika kthyese e takimit.”
“ Ne e gjetëm vetën 2-0 në dizavantazh në fund të pjesës së parë. Ne ishim shumë të pafat për dy golat e pranuar.”
“ Në 30 minutat e para patëm shumë raste shënimi.”
“ Ne nuk kemi pse të turpërohemi. Gjithçka foli për Chelsean dhe nuk isha i impresionuar me atë çfarë pashë në fushë.”
“ Chelsea i shfrytëzoi rastet. Tani varet prej neve që të kthehemi në luftën për titull. Besoj që Chelsea do të humb pikë.” Deklaroi pas ndeshjes Wenger.