Villarreali është mposhtur me rezultat minimal si mysafir i Sporting de Gijon, me golin e vetëm të shënuar nga Mate Bilic (75’).
Valencia ka barazuar përballë Mallorcas me rezultat 1-1. Los Che kaluan të parët në epërsi me golin e David Villas, të shënuar në minutat e para të pjesës së dytë (48’). Ndërsa rezultatin barazoi Borja Valero (85’) nga pika e njëmbëdhjetëmetërshit.
As Sevilla nuk ka mundur të fitojë, edhe pse luajti në shtëpi përballë Malagas, me të cilën ka barazuar me rezultat 2-2.
Mysafirët nga Malaga shënuan të parët me anë të Fernando Forestierit (22’), ndërsa në minutën e fundit të pjesës së parë, Duda dyfishoi epërsinë.
Andaluzianët i ktheu në lojë braziliani Luis Fabiano, i cili shënoi dy herë (58’ dhe 72’), për të barazuar rezultatin.
Pas këtyre rezultateve, Sevilla dhe Valencia mbajnë vendet tre dhe katër, respektivisht, ndërsa Villarreali gjendet në vendin e 11-të, por mund të zhvendoset më poshte, pasi skuadrat tjera të zhvillojnë ndeshjet e javës së 12-të.