Tiranë - Kryeqytetasit e Dinamos kanë arritur një fitore të pastër 2-0 përballë Kastriotit në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të të Super Ligës.
Kjo fitore i shkëput akoma më tepër dinamovidët në krye të klasifikimit, të cilët ngjiten në kuotën e 32 pikëve, 13 më shumë se Besa e vendit të dytë, por këta të fundit do të luajnë nesër.
Autor i dy golave për kryeqytetasit ishte Elis Bakaj, në minutën e 13-të dhe të 32-të. Ndërkohë, Kastrioti mbetet në kuotën e 16 pikëve duke u pozicionuar përkohësisht në vendin e gjashtë.
Në dy ndeshjet e tjera që u zhvilluan sot pasdite, Shkumbini barazoi 1-1 brenda në fushën e vet me Gramozin, ndërkohë që përballja mes Laçit dhe Skënderbeut u mbyll me rrjeta të paprekura 0-0.
Nesër zhvillohen dy takime, Vllaznia-Besa dhe Teuta-Apolonia, ndërsa të hënën zhvillohet ndeshja Flamurtari-Tirana.
Sot;
Laçi – Skënderbeu 0-0
Shkumbini – Gramozi 1-1
(90’ Dervishi/ 11’ Sadiku)
Dinamo – Kastrioti 2-0
(13’, 32’ Bakaj)
Nesër;
Vllaznia – Besa
Teuta – Apolonia
Të hënën;
Flamurtari - Tirana