De Laurentis: Hamsik është i pashitshëm
"E kam thënë dhe e përsëris, Hamsik është i pashitshëm". Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentis, ka frenuar menjëherë dëshirat e skuadrave të mëdha të Europës: "Hamsik është shumë i rëndësishëm për skuadrën dhe e njëjta gjë vlen edhe për Lavecin. Endrra ime, - ka vazhduar ai - është të kem një ekip me 18 lojtarë të nivelit të lartë që janë të lidhur me fanellën e kaltër". Ndërsa Maxarri ka folur për fitoren 1-0 të arritur në Kupën e Italisë kundër Çitadelës: "Kemi kaluar turin dhe kjo është më e rëndësishmja. Në fushë janë futur shumë lojtarë që deri në këtë moment janë aktiviuar pak. Tani do të kërkojmë të arrijmë të njëjtin rezultat edhe kundër Juventusit", ka thënë trajneri i Napolit.