Takticieni i Real Madridit Manuell Pellegrini ka pohuar se nuk do të shkoj në Barcelonë për ta parkuar autobusin, por do të luftoj zjarr me zjarr pasi që do ta sulmoj Barcelonën.“ Ne po shkojmë në Camp Nou për të sulmuar,”
“ Ne do ti përdorim armët tona, të cilat dallojnë nga ata të Barcelonës, por ato janë po aq të mira si të tyre.”
“ Barca është një ekip i madh, nuk është vetëm Xavi, Iniesta dhe Messi. Lojtarët e Guardiolës luajnë futboll të mirë me plot kualitet, por ata nuk janë superior për ne. Ne nuk po shkojmë për të barazuar. Ne e dimë se çfarë duhet të bëjmë në Camp Nou.”
“ Ne kemi kaluar tërë javën duke planifikuar taktikën. Real Madrid po luan mirë, por jo për 90 minuta, ne po luajmë lojë të mirë.”
“ Nuk kemi vendosur limit kohor të lojës për Cristiano Ronaldon në Camp Nou. Ne do të shohim se sa do të luaj ai. Portugezi është lojtar i pazëvëndësueshëm.” deklaroi per Marca kiliani.