Bayer Leverkusen ka shënuar fitore të lartë në njërin nga derbit e kësaj jave në Bundesliga, duke e mposhtur Stuttgartin m rezultat prej 4-0.
Serinë e golave e filloi Stefan Kiessling (22’), ndërsa Eren Derdiyok vendosi rezultatin përfundimtar të pjesës së parë prej 2-0 (39’).
Në pjesën e dytë, ishte sërish Kiessling, i cili realizoi golin e tretë (59’), ndërsa me golin e shënuar nga pika e bardhë në fund të ndeshjes (87’), Stefan Kiessling kompletoi het-trikun e tij.
Me këtë fitore, Leverkuseni përforcohet në pozitën e parë me tri pikë diferencë nga Werder Bremeni që mban vendin e dytë. /