Diego Forlan ka pranuar se është i hapur për një aventurë të dytë në Angli. Sulmuesi uruguaian është aktualisht njëri prej futbollistëve kryesor në Atletico Madrid, mirëpo ai kishte dështuar të adaptohet në Manchester United ku kaloi dy sezone para se ti bashkohet Villarrealit më 2004.
Megjithatë, ai do të ishte i lumtur të kthehet në Angli nëse Atletico vendos ta shesë në të ardhmen.
“Anglia, dhe Premierliga më kanë dhënë shumë gjëra për të cilat i falenderoj. Nëse kam mundësi të kthehem, do të pëlqente të kthehem”, tha ai.