
“ Është ditë e veçantë,” tha ai i entuziazmuar për Barca TV.
“ Du ta falenderoj Joan Laportan, bordin drejtues në krye me Txiki Begiristain për vazhdimin e besimit në mua. Është një hap para realizimit të ëndrrës time, që është të penzionohem këtu.”
“ Do të doja të përfundoja karrierën këtu, dhe të kujtohem për titujt që i fituam – kjo është ajo çfarë na bën të lumtur. Do të luftoj për këtë.”
25 vjeçari ka kaluar tërë karrierën e tij këtu në Barcelonë duke ardhur në Barcelonë si i ri nga Albacete më 1996. Ai ka më se 300 paraqitje për klubin në të gjitha garat, duke fituar dy herë Champions League dhe tre herë La Ligan.