29 nëntor 2009

Pato: Nuk jam tifoz i Interit

Sulmuesi i Milanit, Alexandre Pato, e ka qartësuar se ai nuk ka ndjenja për rivalët nga qyteti i Milanos, Inter.
Këtë muaj sulmuesi i Interit, Mario Balotelli, kishte thënë që është tifoz i Milanit, ndërsa në një reagim të trajnerit të Nerazzurëve, Jose Mourinho, thuhet se nëse Balotelli është tifoz i Milanit, atëherë Pato është tifoz i Interit.
“Nuk jam një internist... Nuk e mbështes Interin, por Internacionalin nga Porto Alegre”, ka thënë braziliani për Corriere della Sera.
Gjatë verës, Milani ka refuzuar një ofertë të majme të Chelseat për ta transferuar Paton, ndërsa Blutë pritet të bëjnë një tjetër ofertë gjatë afatit kalimtar të janarit, që ndoshta mund t’ua ndërrojë mendjen Rossonerëve.