Juventusi ka humbur dy ndeshje radhazi, nga Bordeaux (Liga e Kampionëve) dhe Cagliari (Serie A), dhe tani e ka të rrezikuar vendin në fazën e eliminimit direkt të garës prestigjioze evropiane të futbollit, ndërsa gjendet tetë pikë prapa Interit në Kampionatin italian.
Kjo ka bërë që t’i luhatet stoli trajnerit Ciro Ferrara, mirëpo presidenti Jean-Claude Blanc thotë se trajneri do ta mbajë punën e tij.
“Rezultatet e dy ndeshjeve të radhës (kundër Interit dhe kundër Bayern Munichut) nuk do të ndryshojnë asgjë, ne do të vazhdojmë tutje me projektin tonë”, ka thënë Blanc për Il Corriere dello Sport.