28 nëntor 2009

Nuk jam kundër Ferraras

Pas humbjes nga Bordeaux në Ligën e Kampionëve, mesfushori i Juventusit, Diego kishte thënë se trajneri Ciro Ferrara duhet të gjej zgjidhjen e duhur për ekipin. Mirëpo, ylli brazilian ka insistuar se ai nuk ka kritikuar trajnerin.

“Nuk kam dashur ta sulmoj Ferraran, por vetëm të them se vendimet duhet ti merr trajneri. Kam dashur të theksoj përkushtimin tim nda ekipit”, deklaroi ish mesfushori i Werder Bremenit, Diego për uebfaqen zyrtare të Juventusit.