Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, pranon se humbja e djeshme ndaj Chelseat është një goditje e madhe për shpresat e topçinjve për të fituar titullin.
Ekipi i Wenger tash mbetet në pozitën e katërt me 11 pikë prapa liderëve të tabelës.
“Po, ne jemi 11 pikë prapa Chelseat. Për momentin shanset tona për titull kanë pësuar goditje. Më herët flisnim për ‘titullin’, tash duhet të fitojmë ndeshje dhe mund të shihni se dëmi që pësuam në Sunderland ishte më i madh, në aspektin e vetëbesimit, se sa duhej të ishte”, ka thënë Wenger.
“Për momentin besoj se ata (Chelsea) janë në një pozitë shumë të fuqishme, por ky ekip, për mua, mund ende të humbasë pikë. Jam i bindur në këtë. Kjo është përshtypja të cilën e kam”, ka thënë Wenger.