Kështu shtrohen disa pyetje të cilat do ti elaborojmë. Kush luajti më mirë? A i ka fituar Ibrahimovic zemrat e Blaugranëve ? A e ka deshifruar Reali sekretin e Barcelonës ?
Ishte një sfidë e cila nuk na la dhe aq shumë mbresa dhe emocione. Nuk ishte një ndeshje tipike e paharueshme e El Classicos Barcelona vs Real Madrid, nuk kishte shumë gola, por as dhe lëvizje që nesër fëmijët do të tentonin ti imitonin, por ndodhi ajo që pritej…vetëm ajo….
Dorën në zemër, nuk ishte ndeshje e keqe El Classico, por ishte një El Classico i çuditshëm. Kishte ndërhyrje të tepërta palidhje, kartona të kuq, ishte argëtuese natyrisht, kishte një gol, dhe secilën herë që premtohej se do e kalonte kulmin e takimit, ndodhi diçka që e ulte tempon.
Lionel Messi nxorri në pah triqet e tij si zakonisht, duke shkaktuar tremë në shtabin e Realit sa herë e prekte topin, por nuk ishte një paraqitje që do të mbahet në mend deri në vdekje. Kundërshtari i tij personal, Cristiano Ronaldo shfaqi disa shkëndija të briliancës me shpejtësinë e tij që të kaloj një kundërshtar, por nuk kishte karburant për ta kaluar të dytin.
Victor Valdes dhe Iker Casillas bënë intervenime të ngjashme ndaj ‘ CR9 ‘ dhe ‘ El Messias ‘ respektivisht, por asnjëri nuk do të kujtohet si shpëtimtari.
Andres iniesta i zhdërvjelltë si zakonisht, duke gjetur 101 mënyra se si të hyjë në hapësira të vogla, u ndal 102 herë nga lojtarët e Realit.
Kaka në ndërkohë, tentoi të bëj diçka madhështore, diçka që kurrë nuk ndodhi. Braziliani dëshpëroi në pjesën më të madhe të takimit, duke mos humbur dëshirën për të dribluar, por, ishte i ngadalshëm kur kolaboroi me bashkëlojtarët, gjë që dëshmoi se ende me mendje është në Serie A.
Lassana Diarra ishte lojtari më i mirë i Realit, duke u shëndruar disa herë në anësor, por nata ju shkatërrua kur u skuq në minutën e fundit. Si lojtar gjeneral që është, largimi i tij ishte humbje që nxorri jashtë erën nga Stuhia e Bardhë, pas gjithë asaj lufte.
Por, kush do të kishte menduar se ylli i El Classicos do të ishte një mbrojtës. Carles Puyol.Kapiteni i Barcelonës bllokoi tre raste ideale dhe ishte vital në ndërprerjen e aksioneve të Realit, duke mos patur problem për tu zgjedhur njeriu i ndeshjes.
Por, njeriu i momentit, sidoqoftë, sigurisht se është Zlatan Ibrahimovic. Shumë besuan se do të kalonin vite për ti mbushur këpucët e Eto’os dhe ndoshta edhe më gjatë për ti nxehur motorët, por pasi u bë heroi i vetëm dje, ai sigurisht se është bërë i dashuri më i ri për Katalanët.
Reali ka humbur, por natyrisht se humbja nuk ishte turpëruese. Përkundër kësaj, këtu ka gjëra edhe më të turpshme se humbja ‘6-2’. Dhe pas një kohe të gjatë, ata i kanë shfaqur botës se si duhet luftuar zjarr më zjarr kundër Barcelonës.
Pep Guardiola e ka humbur ndryshimin e tij nëpër ndeshje që nga koha që erdhi në stolin e Camp Nou, por asnjëri prej oponentëve të kontinentit nuk i tregoi luftë të vërtetë. Manchester United, Chelsea, Inter dhe Real Madrid të gjitha këto klube është dashur të adoptohen për ta parkuar autobusin para ndeshjeve të cilat nxirrnin rezultatate të përziera, por Pellegrini tregoi dje një mënyrë të goditjes së bishës në fytyrë.
Në pjesën e parë, Merengezët u dukën më të mirë dhe më të rrezikshëm. Passimet ishin më të mprehta, bënë presion mbi Barcelonën, i bënë ata nervoz, dhe i detyruan të bëjnë gabime të pazakonta, dhe krijuan rastet më të mira për shënim.
Barcelona rrimori kontrollin në pjesën e dytë, dhe pas daljes së Busqutes dominimi i lehtë vazhdoi, përkundër largimit të rasteve të pastërta të realit nga Puyol. A tregon kjo se Barcelona është e pamposhtshme? Absolutisht që jo, sepse do ishte fundi i botës.
Por, në të vërtetë, nuk ishte një El Classico fantastik nga ndonjëra prej skuadrave.Barcelona nuk i dha mësim Realit, Reali nuk arriti të shokoj botën duke mposhtur armikun e përbetuar në këtë lojë, në lojën e vet, dhe as Leo e as Cristiano nuk arritën të mbronin statusin e zotit për në nivelin e ardhshëm…cilido që do të jetë.
Natyrisht, kam haruar se këto gjëra mund të sqarohen edhe më 10 Prill 2010…