
Arsenali ka tetë pikë më pak se Chelsea dhe një dështim i radhës do të thoshte papa Premier Ligë, dhe një vit pa trofe do shtonte presionin mbi të.
“ Ka periudha për ekipe të caktuara kur duhet të tregojnë se kush janë. Për ekipin tim, tani erdhi momenti i së vërtetës.”
“ Ne kemi forcën dhe dëshirojmë ti mposhtim ata.”
“ Ne nuk jemi ekip që duhet konsideruar ende i ri.”
“ Besoj se për ne është më me rëndësi ta gjejmë lojën tonë, e nga ana tjetër të mos fokusohemi në individ, sepse këto lloj ndeshjesh i fiton me dominim.”
“ Nëse fokusohemi te Chelsea kjo asgjë nuk do të na ndihmoj.’
“ Ky nuk është takim deçiziv për Chelsean apo Arsenalin,”
“ Është një takim i rëndësishëm. Arsenal dëshiron ta fitoj takimin, Chelsea gjithashtu, por nuk e vendos titullin.”
“ Nëse fitojmë do të jemi 5 pikë prapa tyre, por Arsenal e ka dhe një ndeshje më pak. Nuk është ndeshje që vendos titullin e them dhe një herë.”
“ Është ndeshje tepër e rëndësishme sepse Arsenali është ekipi më i rëndësishëm në Angli dhe Europë.”
“ Ata po luajnë shumë mirë. Më pëlqen stili i tyre – ata dëshirojnë të sulmojnë për ti shkaktuar kokëçarje kundërshtarëve. Do të jetë test i mirë për ne.” përfundoi Wenger.