28 nëntor 2009

Parashikim – El Classico : Barcelona – Real Madrid

Nesër me fillim nga ora 19:00 në tempullin më të madh në botë Camp Nou, zhvillohet derbi më i madh në gjithësi El Classico numër 159 ndërmjet dy klubeve me dy qytetërimet më të mëdha në Spanjë, Barcelona pret Real Madridin.

Rivalizimi mes këtyre dy klubeve daton me fillimin e luftës civile në Spanjë (1936). Rivaliteti i përbetuar dhe armiqësia mes këtyre dy krahinave në Spanjë Katalunisë dhe Madridit e bëjnë këtë derbi një luftë gladiatorësh. Emrin El Classico e ka marrur rreth vitit 2000. El Classico rrjedh nga amerika latine, emërtim i cili përdorej në derbit e tyre.

Ky El Classico është më i veçantë, pasi që takohen lojtarët më të mirë dhe më të shtrenjtë të ruzullit. Messi vs Ronaldo, Kaka vs Ibrahimovic, kush do të triumfoj ?

Barcelona

Barcelona hyn si favorite absolute në këtë takim pas leksionit që ja mbajti Interit të martën. Barcelona dëshmoi në këtë takim se nuk varet aspak nga Messi dhe Ibra.

Kur jemi te Messi dhe Ibrahimovic, Barca vuajti me lëndimet e shumta kohëve të fundit, por duke mos u varur aspak pasi që ka lojtarë mjaft, të cilët përmbushin lojën kolektive fantastike të Pep Guardiolës.

Niveli i Barcelonës kundrejt Real Madridit është krejt ndryshe. Barcelona të martën demoloi ekipin më të mirë në Itali, kurse Real Madridi muaj më parë nuk arriti të bëj asgjë ndaj Milanit në Bernabeu.

Barcelona gjendet në pozitën e dytë në La Liga me një pikë më pak se Real Madrid. Barcelona është në vendin e dytë për shkak të tre barazimeve.

Nuk është se Barcelona i ka lojtarët më të mirë, por Barcelona ka diçka që nuk e kanë klubet tjera. Shpirti luftarak i secilit në klub, nënkupton filozofinë e Barcelonës, e cila aplikohet në lojë.

Lajmi më i mirë që kanë mundur të marrin tifozët e Barcelonës është rikthimi i lojtarit më të mirë në botë Lionel Messi dhe Zlatan Ibrahimovic të cilët i menjanuan shpejtë lëndimet e tyre.

Daniel Alves morri një lëndim të vogël ndaj Interit por morri pjesë në stërvitjen e së premtës. Alves shfaqi formë briliante ndaj Interit.

Yaya Toure rikthehet nga gripi i derrave, por nuk do të luaj pasi që Keita Xavi dhe Busquets pritet që të kryejnë punë.

Në këtë takim sytë do të drejtohen kah dueli Lionel Messi vs Cristiano Ronaldo, por njerëzit që e shërbejnë Messin padyshim se janë dy mesfushorët më të mirë sot në botë Xavi Hernandez dhe Andres Iniesta.

Dyshja Xavi-Iniesta në mesjavë i tregoi botës së Barcelona nuk ka nevojë për Messin dhe Ibrahimovicin kur me paraqitjet e tyre e dërguan kokëulur Interin në shtëpi.

Messi nuk pritet të jetë në top formë pasi që në të kaluarën kur rikthehej nga lëndimet ai nuk ishte dhe aq krucial në ato takime. Mirëpo, nëse i largoni sytë nga Messi ai do të ju dënoj.

Forma e Barcës :

24 Nentor Barcelona 2-0 Inter (UEFA Champions League)

21 Nentor Athletic Bilbao 1-1 Barcelona (La Liga)

10 Nentor Barcelona 5-0 Cultural Leonesa (Copa del Rey)

7 Nentor Barcelona 4-2 Mallorca (La Liga)

4 Nentor Rubin Kazan 0-0 Barcelona (UEFA Champions League)

Formacioni i mundshëm i Barcelonës (4-3-3): Valdes – Dani Alves, Puyol
(c), Pique, Abidal – Xavi, Keita, Busquets – Messi, Ibrahimovic, Iniesta

Real Madrid

Real Madrid hyn në këtë takim si kurrë më parë e nxehtë për tu hakmarrur për humbjen turpëruese të para një viti. Kjo është dhe arsyeja se pse manjati Florentino Perez bëri një projekt që Europa e quante të ‘’çmendur.”

Ky projekt mund të themi se ishte i “çmendur” nga ana e Perezit.Themi kështu sepse ai harxhoi 254 milionë € ku bleu super-yje nga disa klube të suksesshme e që në fillim refuzonin shitjen e tyre.Në to përfshihen dy fituesit e Topit të Artë. Janë Kaka` dhe Ronaldo.Përpos tyre në Santiago Bernabeu erdhën lojtarë të tjerë të talentuar si Xabi Alonso,Raul Albiol,Karim Benzema,Alvaro Arbeloa dhe Esteban Granero.

Mendohej se pas transferimeve të këtyre transferimeve Reali do të bëhej i “pamposhtur” dhe kështu dukej para se të lëndohej Cristiano Ronaldo. Los Blancos fituan 7 ndeshje me rradhë e me rezultate të larta por kur u lëndua superylli portugez,gjërat filluan të shkojnë ndryshe për Mbretërit.

Po ashtu të gjithë mendonin se Los Merengues do të konkurronin në të gjitha garat për titull mirëpo klubi Alcorcon thotë JO. Alcorcon fiton kundër Realit me rezultat 4-0 dhe klubit të Pellegrinit i nevojitej një fitore e lartë por ata nuk mundën të shënonin më shumë se një gol dhe kështu Real Madridi u përshëndet nga Kupa e Mbretit.
Los Merengues gjinden në pozitën e parë me 28 pikë,me një barazim dhe një humbje nga Sevilla.

Loja që bënte Reali Madridi para disa javëve, ishte brengosëse ngase lojtarët nuk ishin në formën e tyre më të mirë.Tani Kaka` dita-ditës po adaptohet në futbollin spanjoll dhe shumë cilësi janë përmirësuar tek Real Madridi.

E vetmja pikë e dobët është reparti i mbrojtjes ngase zëvendësim i Cannavaros është Arbeloa i cili është pak më i ngadalshëm se italiani. Edhe pse loja që bën Reali dallon nga ajo e Barcës, 11 lojtarët e Pellegrinit do të hyjnë në fushë për të luftuar si luaj të vërtetë.

Lojtarët që do të tregohen të rrezikshëm janë Kaka` dhe Ronaldo, të cilët së bashku formojnë lojë të mrekullueshme dhe asistojnë për mrekulli tek sulmuesit.

Forma e Realit:

25 Nëntor- Real Madrid 1-0 FC Zurich ( CL )

21 Nëntor- Real Madrid 1-0 Racing Santander (La Liga)

10 Nëntor- Real Madrid 1-0 Alcorcon ( Copa del Rey)

7 Nëntor- Atletico Madrid 2-3 Real Madrid ( La Liga )

3 Nëntor- AC Milan 1-1 Real Madrid (CL )

Formacioni i mundshëm i Real Madridit-(4-3-1-2): Casillas (c) – Sergio Ramos, Pepe, Garay, Arbeloa – Lass, Xabi Alonso, Marcelo – Kaka – Benzema, Cristiano Ronaldo.

Statistikat rreth El Classicos :

Ky do të jetë El Classico i 159-të.

Statistikat tjera në historinë e El Classicos :

Barcelona ka 60 fitore, 30 barazime dhe 68 humbje, gjithsejt në El Clasico ka shënuar 242 gola.

Real Madrid ka 68 fitore 30 barazime dhe 60 humbje, gjithsejt në El Clasico ka shënuar 262 gola.

Si vendas, Barcelona ka 38 fitore, 12 barazime dhe 12 humbje.

Si vendas, Real Madridi ka 39 fitore, 12 barazime, dhe 10 humbje.

Si mysafir, Barcelona ka 10 fitore, 12 barazime dhe 39 humbje.

Si mysafir, Real Madridi ka 12 fitore, 12 barazime, dhe 38 humbje.

Në historinë e El Classicos janë shënuar mesatarisht nga 3.18 gola për ndeshje.

Nga statistikat mund të shihni se impianti ku luhej takimi, qoftë Bernabeu qoftë Camp Nou din të jetë mjaft krucial në verdiktin e takimit.

Epilogu

Takimi pritet të jetë mjaft dinamik dhe me shumë gola. El Classico në historinë e saj dihet se është me shumë gola dhe me shumë ritëm.

Nga njëra anë, dueli i shumë pritur i kolosëve të futbollit botëror mes lojtarit më të mirë në botë Lionel Messi dhe lojtarit më të bukur në botë Cristiano Ronaldos, dhe nga ana tjetër dueli mes vallzuesve, njëri i sambas Kaka dhe tjetri i rumbas Andres Iniesta.

Nëse Barcelona dominon në posedim të topit, atëherë Real Madrid nuk ka se çfarë të kërkoj në Camp Nou.

Arma kyçe e Realit pritet të jetë mesfusha defanzive dhe sulmi. Xabi Alonso do ta ketë detyrën kryesore, ti eliminoj mesfushorët më të mirë në botë, dyshen Iniesta-Xavi.

Kalkulime nuk ka, në ndeshje të dyja skuadra hyjnë për fitore, por se cila do të jetë triumfuese në fund, për këtë mund ti pyetni vetë akterët e takimit.

Parashikimi ynë : Barcelona 3-2 Real Madrid