28 nëntor 2009

Milan, Huntelar dhe para për Dzekon

Kuqezinjtë duket se nuk kanë ndërmend të heqin dorë nga objektivi Edin Dzeko, përkundrazi, kanë filluar të dyfishojnë përpjekjet për të marrë sulmuesin boshnjak në merkaton e verës.Klubi italian kë bërë së fundi një ofertë konkrete për kampionët e Bundesligës në fuqi: 20 milion euro + Huntelar. Gjermanët nuk kanë mbyllur negociatat, por duan vetëm para, asnjë lojtar dhe gjithashtu i bejnë të ditur Milanit se kanë refuzuar të njëjtën ofertë nga Juventusi.
Sipas zërave që vijnë nga Volfsburgu, “Zonja” kishte bërë një ofertë, ku përfshihej Amauri. Por drejtuesit e kampionëve kanë bërë të qartë se duan 30 milion euro për t’u privuar nga shërbimet e sulmuesit të tyre kryesor.