
Kampionët e Mançester Junaited do të udhëtojnë në fushën e Portsmuthit me qëllimin e vetëm fitoren, për të shpresuar në ndonjë ndalesë të Çelsit kryesues në përballjen e nesërme me Arsenalin. Skuadra e Ser Aleks Fergusonit ka 5 pikë më pak se Çelsi, dhe duke marrë parasysh përballjen e vështirë që kanë këta të fundit, shpresohet në një ngushtim të diferencës.
Totenhemi do të luajë sot në fushën e Aston Vilës, pas fitores së thellë 9-1 që arriti javën e kaluar përballë Uiganit. Ndërkohë, Mançester Siti do të presë në fushën e vet skuadrën e Hull Sitit.
Sot;
16:00 Blackburn -Stoke
16:00 Fulham - Bolton
16:00 Man City – Hull City
16:00 Portsmouth – Man United
16:00 West Ham - Burnley
16:00 Wigan - Sunderland
18:30 Aston Villa – Tottenham
Nesër;
13:00 Wolverhampton - Birmingham
14:30 Everton – Liverpool
17:00 Arsenal - Chelsea