Një ditë pas sfidës gjigante, shtypi sportiv në Spanjë është unanim në komentin që i bën “El Classico”-s. Barça fitoi, por Reali nuk zhgënjeu.Për të përditshmen më të madhe sportive në Spanjë, “Marca”, gjithnjë pranë Realit, ishte një “humbje me shije fitoreje. Reali doli më i fortë nga sfida e “Kamp Nou”-t. Kurse “El Mundo Deportivo” ngre në qiell Barçën me një titull të qartë: “Heronj! Barcelona me dhjetë lojtarë mund Realin dhe rimerr vendin e parë”.
Megjithatë, nuk mungojnë polemikat. “Marca” pretendon një penallti të padhënë për Realin, pas një faulli të Zherrard Pike në dëm të Ronaldos, i cili, nga ana tjetër pai një polemikë me Iniestën, në një moment kur ky i fundit u rrëzua në zonën e Realit. “Më bezdisi deklarata e Ronaldos, sepse ai është personi më i papërshtatshëm për të t’u ankuar për gjëra të tilla”, deklaroi Andres Iniesta.