Derby della Lanterna, i zhvilluar të shtunën mbrëma ndërmjet Genoas dhe Sampdorias, ka përfunduar me fitoren e skuadrës së parë, që ishte në rolin e nikoqirit, me rezultat prej 3-0.
Genoa kaloi në epërsi me golin e shënuar nga Omar Milanetto (10’) nga pika e bardhë, dhe me epërsi minimale përfundoi pjesa e parë.
Në pjesën e dytë, mesfushori i Genoas, Marco Rossi, dyfishoi epërsinë (53’) teksa Genoa luante me dhjetë lojtarë (pas përjashtimit të Giuseppe Biavas me karton të kuq në minutën e 44).
Në minutën e 67-të u barazuan forcat në fushë, pasi që mbrojtësi i Sampdorias, Marco Rossi*, u përjashtua me kartonin e dytë të verdhë.
Nuk vonoi shumë (75’) dhe Genoa shënoi golin e tretë, ndërsa realizues ishte Raffaele Palladino, i cili shënoi nga pika e bardhë.
Deri në fund të ndeshjes Sampdoria nuk mundi të ndryshojë asgjë, përveçse mori edhe një karton të kuq në dëm të Fabrizio Cacciatore, tri minuta pa përfunduar koha e rregullt e ndeshjes. /