Kapiteni i Arsenalit, Cesc Fabregas, ka ripërsëritur vendimin e tij për të mos u larguar nga Topçinjtë në drejtim të Barcelonës.
“Jam shumë i lumtur këtu dhe dua të vazhdoj të jem pjesë e asaj që ndodh këtu”.
“Unë besoj në këtë skuadër dhe mendoj se mund të arrijmë diçka. Trajneri beson te ne më shumë se kushdo tjetër dhe unë ndjej se jam pjesë e gjithë kësaj. Ai më bën ta kuptoj këtë dhe unë nuk dua të dështoj”.
“Mendoj se duhet të jesh falënderues ndaj atyre që të kanë ndihmuar. Kur Steven Gerrard kishte mundësi të shkonte diku tjetër, ai vendosi të qëndrojë me klubin e tij të zemrës, dhe unë mendoj se ai kurrë nuk do të pendohet për atë vendim”, ka thënë Fabregas për Daily Mail, duke e konsideruara Gerrardin si mesfushorin më të mirë në botë, para Franck Lampardit. /