28 nëntor 2009

Audi blen 9 përqind të Bayernit

Fabrika gjermane e automobilave Audi ka blerë nëntë përqind të aksioneve të klubit futbollistik gjerman, Bayern Munich.
Audi AG që është sponsor i Bayernit nga 2002 do të merr 9.09 përqind të aksioneve të klubit mes marsit 2010 dhe korrikut 2011 për 90 milionë euro.
Bayern Munich AG është pronar i vetëm i Allianz Arenas dhe marrëveshja do ti ndihmoj atyre të paguajnë stadiumin.
Adidas, kompania e veshmbathjeve sportive mban 10 përqind të Bayernit.