28 nëntor 2009

Bundesliga, ja ndeshjet e javës së 14-të

Kampionati gjerman ka hyrë në një fazë interesante dhe kjo javë rezervon përballje sa spektakolare, aq edhe të rëndësishme.
Kryesuesit e Leverkusenit do të presin në shtëpi zhgënjimin e këtij sezoni, Shtutgartin. Skuadra e “Aspirinës” ka një mundësi të mirë për t’u shkëputur nga ndjekësit dhe në takimin e ditës së nesërme do synojë patjetër tripikëshin e radhës. Nga ana tjetër, Shtutgarti do kërkojë të bëjë mirë, për t’iu larguar zonës së “ftohtë”.

Verder Bremen i vendit të dytë (një pikë më pak se Leverkuseni) do të luajë në fushën e vet përballë kampionëve të sezonit të kaluar, Volfsburgut, në një ndeshje që premton rivalitet nga të dy ekipet. Kurse Shalke do të përballet në transfertë me Borusia Mynshengladbahun.

Bajerni në krizë rezultatesh do të kërkojë të rikthehet te fitorja në transfertën e Hanoverit, që ka vetëm tre pikë më pak se bavarezët në renditje. Mainz-Hamburg, Hofenheim-Borusia Dortmund, Nurenberg-Freiburg dhe Herta-Eintraht Frankfurt janë përballjet e javës së 14-të në Bundesligë (dje Bokumi barazoi pa gola në shtëpi ndaj Këlnit).

Bundesliga, java e 14-të:

Dje
Bokum 0 – 0 Këln

Sot
Herta – Eintraht Frankfurt (ora 15:30)
Hofenheim – Borusia Dortmund (ora 15:30)
Mainz – Hamburg (ora 15:30)
Nurenberg – Freiburg (ora 15:30)
Verder Bremen – Volfsburg (ora 15:30)
Borusia Mynshengladbah – Shalke 04 (ora 18:30)

Nesër
Bajer Leverkusen – Shtutgart (ora 15:30)
Hanover – Bajern Mynih (ora 17:30)