E ka parë gotën gjysëm të mbushur trajneri i Napolit, Valter Maxarri, pas barazimit të marrë në fushën e Parmës ditën e djeshme: “Kemi bërë një ndeshje të madhe dhe nuk kemi arritur ta mbyllim”, ka thënë ai. Rezultati final është vendosur nga një penallti që është dhënë në minutat e fundit: “Në këto raste mund të ndodhë që të ndëshkohesh nga një episod. Kemi shpërdoruar dy pikë dhe një fitore, që do të kishte qenë e merituar”.
Ndërkohë, tekniku i napoletanëve nuk ka dashur të bëjë asnjë koment ndaj vendimeve të marra nga gjyqtari i takimit, Trefoloni: “Besoj se duke luajtur në këtë mënyrë do të rekuperojmë shumë shpejt pikët që kemi humbur në këtë takim. Parma? Nuk kam parë ndonjë aksion të rrezikshëm nga ana e tyre”, ka thënë Maxarri.