28 nëntor 2009

Ferrara: Mendojmë për Kaljarin, jo Bordonë apo Interin

Sipas trajnerit bardhezi, Çiro Ferrara, humbja në mesjavë ndaj Bordosë në Ligën e Kampionëve nuk do të ndikojë në takimin e nesërm ndaj Kaljarit në kampionat.
“Nesër ndaj Kaljarit nuk do të ndikohemi nga ajo që ndodhi në ndeshjen ndaj Bordosë. Do të futemi në fushën e lojës me vendosmëri dhe me synimin për ta fituar takimin. Do të ishte një gabim i rëndë nëse nuk do ta përgatisnim ndeshjen e radhës, duke menduar për ato që tashmë kanë kaluar”, deklaroi Ferrara në prag të sfidës në “Sant Elia”.

Pra, trajneri italian kërkon nga lojtarët e tij të përqendrohen maksimalisht në ndeshjen e radhës, duke mos menduar për humbjen në Bordo dhe as për ndeshjen ndaj Interit javën e ardhshme.

Në fund, numri një i pankinës zikaltër i rikthehet fjalëve të Diegos, që pas disfatës në mesjavë, kritikoi skemat e teknikut. “Ai erdhi tek unë për të sqaruar pozicionin e tij. Fola me të dhe jam i qetë. Për mendimin tim, fjalët e tij u keqkuptuan”, sqaroi Çiro Ferrara.