Doçi në Trepçë
Kampioni vjeshtor, Trepça e Mitrovicës, është përforcuar me tre futbollistë të rinj. Drejtori sportiv, Eroll Vitaku, njoftoi se me mbrojtësin e Lirisë, Patrik Doçin e kanë nënshkruar kontratën për tri vjet. “Jemi përforcuar me Doçin e Lirisë, pastaj me Fitim Krasniqin, mesfushor nga 2 Korriku i Prishtinës dhe Arben Malajn, mbrojtës nga Flamurtari i Vlorës. Kemi vazhduar kontratën edhe me futbollistët Uliks Emrën, portierin Prtinac, si dhe pritet vazhdimi i kontratës edhe me Arben Zhjeçin e Enis Fetahun”, tha Vitaku. Në bazë të punës së palodhshme të kryesisë së KF Trepça dhe përforcimeve synojnë titullin e kampionit, por edhe trofeun e kupës së Kosovës.
Vait Ismaili autorë i dy golave
Shqiptari me prejardhje nga Maqedonia, Vait Ismaili, dëshmoi njërën prej lojërave më të mira në Ligën e dytë të Austrisë në futboll. 21 vjeçari, Ismaili ishte shënues i dy golave për skuadrën e tij, St. Polten, që barazoi 2:2 si udhëtues me skuadrën e Innsbruckut, në kuadër të javës së 18-të të Ligës së Dytë të Austrisë. Skuadra e Innsbruckut me gjithë barazimin e ruajti pozitën e liderit me 37 pikë, duke e shfrytëzuar një ndeshje më pak që ka Admira. Të parët kaluan në epërsi St. Polteni me golin e shënuar të Ismailit në minutën e 36-të, mirëpo kjo epërsi u shkri në pjesën e dytë. Vendasit pasi barazuan në minutën e 47-të me golin e Schrederit, pastaj Hardingu shënoi për 2:1 në minutën e 50-të. Ishte Ismaili në minutën e 75-të që barazoi shifrat 2:2 dhe i solli një pikë domethënëse St. Poltenit në këtë sfidë tejet të vështirë. St. Polteni renditet në vendin e katërt me vetëm 29 pikë, por është 8 pikë larg kreut të tabelës së klasifikimit, Innsbruckut që ka 37 pikë, por me gjasa të mira të luftojë për hyrë në elitën austriake.
Gjasula zverdhet në minutën e fundit
Futbollisti Jurgen Gjasula i zemëruar e ka lëshuar fushën, pasi që edhe para adhuruesve të vet pësuan humbje nga skuadra e papërshtatshme, Hansa nga Rostocku. Skuadra e FSV Frankfurtit pësoi humbje minimale 0:1, por që do t'i kushtoi shumë në vazhdim të kampionatit. Goli i pësuar në minutën e 22-të nga futbollisti Fellinger më të vërtetë ka qenë i kobshëm, për faktin se deri në minutën e 90-të me gjithë orvatjet nuk arritën të barazojnë rezultatin. Gjasula luajti 90 minuta, bëri lojë të mirë, por jo të denjë të ndëshkojnë Hansën. Gjasula në çastet e fundit të ndeshjes pikërisht në minutën e 90-të ndëshkohet me karton të verdhë nga gjyqtari. FSV Frankfurt tash për tash zë vendin e parafundit (17-tin) me 9 pikë, ndërsa Hansa radhitet e 11-ta me vetëm 18 pikë.
Kur nuk shënon vëllai i madh, shënon i vogli!
Vëllezërit Njazi e Shefki Kuçi dëshmojnë formë të lartë në Ligën e Dytë të Gjermanisë në futboll. Skuadra e Koblenzit kësaj here pësoi humbje me rezultat 1:2 si udhëtues nga skuadra e njohur gjermane, Karlsruher, në javën e 14-të të ligës së dytë gjermane. Katër shqiptarë luajtën titullarë në përbërjen e Koblenzit. Shqipëron Skeraj, Ervin Skela dhe Njazi e SHefki Kuçi. Futbollistët shqiptarë u angazhuan me të gjitha forcat për një rezultat pozitiv, por u kthyen duarthatë. Karlsruher skuadër që e mban mesin e tabelës, udhëhoqi me rezultat 2:0 qysh në pjesën e dytë. Golat e kësaj epërsie i shënuan futbollistët Stindi (48') e Fink (62'). Në minutën e 59-të largohet nga loja futbollisti nga Kosova, Skeraj, i cili zëvendëzohet nga Melinho. Skeraj për 59 minuta pati paraqitje të mirë dhe me mish e më shpirt është angazhuar në fushë. Mirëpo, 17 minutat e parë të pjesës së dytë ishin fatale për Koblenzin, duke pësuar dy gola të shpejtë dhe që ishin të pariparueshëm në vazhdim të lojës. Koblenzi në kërkim të zbutjes së humbjes dhe këtë edhe e arriti. Në minutën e 74-të në skenë të futbollistët nga Kosova, kush tjetër pos vëllezërit Njazi e Shefki Kuçi. Vëllai i madh (Shefkiu) me një veprim të bukur asiston deri te vëllau i vogël (Njaziu), i cili shënoi për zbutjen e humbjes në 2:1. Në 16 minutat e fundit të lojës Koblenzi kërkoi golin e barazimit, Karlsruher me sukses e ruajti këtë epërsi dhe arkëtoi tri pikë të mëdha që e ngjitin në vendin e 10-të me 18 pikë, ndërsa Koblenzi si duket e ka bërë tapi vendin e 16-të dhe nuk e lëshon dot me vetëm 12 pikë të tubuara. Koblenzi në tri javët e fundit të vjeshtës pret rezultate më të mira dhe të ik nga kjo pozitë aspak e këndshme. Koblenzi ka një skuadër mirë të organizuar, por diçka nuk i shkon ashtu siç ishte pritur dhe më të vërtetë ka humbur shumë pikë para adhuruesve të vet. Padyshim se edhe për këto 12 pikë të fituara më së shumti ka merita Shefki Kuçi, i cili për 14 javë të kësaj lige ka shënuar 7 gola ose për çdo dy ndeshje nga një gol. Edhe vëllai i tij. Njaziu, ka hyrë në listën e shënuesve dhe është një paralajmërim i mirë se në ndeshjet e radhës mund të jetë më efikas në shënimin e golave.
Mavraj 90 minuta, Bochumi barazoi me Kölnin
Shqiptari Mërgim Mavraj luajti 90 minuta, por nuk arriti me skuadrën e Bochumit që ta mposhtin Kölnin. Skuadra e Bochumit barazoi para shikuesve me rezultat 0:0, në ndeshjen e javës së 14-të të Kampionatit të Gjermanisë në futboll. Bochumi ishte llogaritur favorit, por si duket diçka nuk është duke i shkuar mbarë në ndeshjet e fundit. Ky barazim Bochumin e Mavrajt e fut në pozitë edhe më të vështirë në tabelën e klasifikimit pikërisht në vendin e 16-të me 12 pikë të tubuara. Mavraj pati paraqitje të mirë, por ka qenë vështirë të thyhet mbrojtja shumë e fortë e rivalit. Kölni konsideron se ka marrë një pikë të rëndësishme, e cila e llogarit në vendin e 13-të me 13 pikë të tubuara.
Nuhiu nuk shënon këtë herë
Futbollisti i spikatur, Atdhe Nuhiu, nuk është aktivizuar si titullar në përbërjen e Riedit, që para adhuruesve të vet u desh të kënaqet me barazimin (0:0) kundër Mattersburgut, në javën e 17-të të elitës së futbollit austriak. Nuhiu inkuadrohet në lojë në minutën e 69-të dhe për 21 minuta sa ishte në fushë nuk ka mundur kësaj here të shënoi në portën e rivalit. Atdhe Nuhiu u angazhua në vijën e sulmit me mundësitë e tija, por jo edhe të shpërthen me gola sikurse në ndeshjet e kaluara. Kjo pikë Riedin përkohësisht e ka ngritur në vendin e katërt në tabelë me 28 pikë, ndërsa Mattersburgu zë vendin e gjashtë me 32 pikë. Pavarësisht këtij barazimit që ka arritur në fushë të veten Riedi me Nuhiun, po dëshmojnë lojëra të mira dhe me mundësi të luftojë të ngjiten edhe më lartë në tabelë.
Ramaj e Curri pësuan debakël
Dy futbollistët shqiptarë, Alban Ramaj e Skerdilajd Curri së bashku me skuadrën e AUE-së nuk e kishin pritur një humbje të lartë si udhëtues me shifra 0:3 nga skuadra e Braunschweigut. Kjo ndeshje ka qenë edhe derbi i javës së 18-të të Ligës së Tretë të Gjermanisë në futboll. Ramaj luajti 90 minuta, ndërsa Curri 62 minuta, por kanë qenë të pafuqishëm të shënojnë rezultat pozitiv më skuadrën e tyre. Braunschweigu më këtë fitore renditet i treti me 30 pikë, ndërsa AUE i teti në tabelën e klasifikimit me vetëm 28 pikë. Të dy këto skuadra synojnë rikthimin në ligën e dytë gjermane dhe këto synime i shohin reale deri në fund të kampionatit.
Bogdani, titullar kunder Palermos
Erjon Bogdani eshte rikuperuar plotesisht pas operacionit ne nofull dhe pritet te zbrese ne fushe prej minutes se pare ne sfiden kur Kievo do te prese ne shtepi Palermon.
Sulmuesi i Kombetares shqiptare dha shenja pozitive qe prej sfides se mesjaves ne Kupen e Italise, ku u aktivizua si titullar ne fitoren e lehte qe veronezet arriten me Frozinonen.
Kur kane kaluar tri jave nga nderhyrja kirurgjikale, 32-vjeçari duket se eshte rikthyer ne formen me te mire, edhe sepse ai po vazhdon normalisht stervitjet me skuadren.
Trajneri Di Karlo eshte bindur se tashme Bogdani i ka hedhur pas shpine problemet fizike dhe do t‘i besoje nje fanelle titullari perkrah kapitenit Pelisier. Ne kete menyre, kuqeziu ka fituar balotazhin me Granoken per sfiden e se dieles ne stadiumin "Bentegodi" dhe ka shansin qe te jete serish protagonist per Kievon.
Deri ne kete pjese te kampionatit, "Er-Bomber" ka luajtur ne 11 ndeshje te Serise A italiane, duke realizuar edhe dy gola.
Ujkani e Novara, pa frike me Milanin
Saimir Ujkani eshte njeri prej shtate lojtareve te huaj qe e ka shnderruan Novaren ne "Hirushen" e Kupes se Italise.
Skuadra, e cila militon ne Ligen Pro (kategoria e trete) fitoi 2-0 ne menyre surprize ne fushen e Sienes dhe tashme do te perballet me Milanin ne fazen e 1/8-ave.
Novara nuk luan ne "San Siro" prej shtatorit te vitit 1971: edhe ne ate rast ka qene nje sfide per Kupen. Nje ndeshje shume e rendesishme per "gardianin" kuqezi. Ne fakt, Ujkani ka debutuar ne Serine A me Palermon pikerisht ne kete stadium, me 26 prill 2009, kur u aktivizua si zevendesues i Amelias.
Ai la pershtypje te mira, duke mos lejuar prekjen e rrjetes, ndersa ne fund ka marre edhe komplimenta nga ish-ylli i kuqezinjve, Kaka. Tashme 21-vjeçari ka shansin qe te konfirmoje vlerat e tij ne porte edhe ne nivele te larta.
Ujkani ka qene nje nga lojtaret me te rendesishem te Novares, jo vetem per ecurine ne Kupe, por edhe ne kampionat. Me ndihmen e portierit, skuadra kryeson ne Ligen Pro dhe synon rikthimin ne Serine B.
Vangjeli: Jam i gatshem per Kombetaren
Rikthehet nga demtimi dhe eshte i gatshem per te luajtur si me Arisin e Selanikut ashtu edhe me Kombetaren, por i ka kthyer syte nga trajneret perkates, Hektor Kuper dhe Josip Kuzhe, nga i cili pret nje shans per te zbritur titullar ne fushe.
Behet fjale per Kristi Vangjelin, mbrojtesin e perfaqesueses sone, i cili rrefen momentet e karrieres ne emisionin "Prag Sfide", ne platformen dixhitale "SuperSport".
"Jam rikuperuar nga demtimi i fundit qe pesova dhe kam tri jave qe stervitem rregullisht me ekipin tim, shprehet ai ne intervisten per Ilda Bejlerin dhe Alban Xhihanin.Dhe ne ndeshjen fundit, ne derbin e Selanikut ndaj PAOK-ut, trajneri deshironte te me aktivizonte. Por, pas nje rezonance qe bera per te pare ecurine e rikuperimit te gjurit, duket se gazetaret greke jane keqkuptuar. Por nuk kam asgje, jam ne forme te mire".
Aris nuk ka pasur ecuri te mire ne kete sezon, keni ndryshuar edhe trajner. Nga fillimi i nentorit, ekipi drejtohet nga nje emer i madh ne futbollin boteror si argjentinasi Hektor Kuper...
Arisi eshte nje skuader e mire. Ne fillim morem rezultate te mira: tri fitore dhe nje barazim. Me pas morem erdhen pese barazime dhe nje humbje. Erdhi dita per te bere nje ndryshim, qe si gjithmone nis te trajneri. Te gjithe ne e mirepriten ardhjen e Kuperit, nje trajneri te madh.Te gjithe ne jemi te lumtur qe e kemi ate. Eshte nje njeri fantastik, nje profesionist i vertete. E ka treguar me klubet qe ka drejtuar, Interi, Valencia etj.
A ka filluar te ndihet dora e trajnerit Kuper tashme. A do te mund te arrini te siguroni nje vend per ne Kupat e Europes?
Jam i sigurt, sepse puna e mire e trajnerit ndihet qe ne fillim. Ai punon me nje profesionizem te paimagjinueshem. Ai e di qe ne jemi nje ekip i mire, ndaj po punon me shume nga ana psikologjike, pasi na duhet me shume besim te vetja qe te hyjme ne çdo ndeshje, me synimin per te fituar.
Kuper, para se te vinte tek Aris, ju njeh nga perfaqesuesja shqiptare, pas miqesores se veres se kaluar ndaj Gjeorgjise. Kemi mesuar se ai ka mbetur i habitur, kur ka mesuar se ju jeni i pari shqiptar qe nuk di italisht...
Pas disa ditesh ne drejtimin e skuadres, m‘u afrua dhe me pyeti: ‘A flisni italisht? Jo, iu pergjigjja, sepse kam jetuar qe ne moshe te vogel ne Greqi. U habit se si eshte e mundur, dhe shtoi: ‘Besoj se je i vetmi shqiptar qe nuk flet italisht!‘.
A i ke marre nje pershtypje per viziten e tij ne vendin tone?
"Me tha se i kishte pelqyer shume Tirana, por edhe vajzat shqiptare".