Ledezma kërkon prishjen e kontratës
Në ditët e fundit është dukur se mund të kishte një afrim midis palëve, por kjo mundësi nuk është realizuar. Kristian Ledezma, në fakt, duke mos patur më dëshirë të presë për t’u përfshirë me skuadrën, ka vendosur të kërkojë prishjen e kontratës me klubin bardhekaltër, duke i dërguar kërkesën e tij kolegjit gjykues të ligës italiane të futbollit, duke përfshirë edhe dëmshpërblimin. Zgjedhja e argjentinasit është e njëjtë me atë të bërë nga Pandev. "Çështja Ledezma? Kemi kërkuar prishjen e kontratës me Lacion, dhe kjo nuk ka lidhje me një shkëmbim të mundshëm me Cigarinin e Napolit. Kjo kërkesë shërben vetëm për të mbrojtur të drejtat e lojtarit". Këtë e ka bërë të ditur avokati i Kristian Ledezmës, Vinçenco D’Ipolito.