
Per here te pare, gjithashtu permenden zyrtarisht si te dyshuara dy klube shqiptare, nder me te medhate si Vllaznia dhe Tirana, te cilat jane 2 nga 5 skuadrat me shume te dyshuara ne listen e 40 te tillave. 4-0 ka perfunduar ndeshja e dyshuar e Tiranes me Stabaek e zhvilluar ne Norvegji.
1.33 eshte koeficienti i 1-shit, apo e thene ndryshe basti per fitoren e vendasve, 6 e X apo barazimit dhe 13.5 koeficienti i 2-shit apo i fitores se Tiranes. Sigurisht nuk dyshohet ne koeficientin me te larte, por ne me te ultin, jo te fitorja e Stabaek, por padyshim te golat. Shume pak kompani per te mos thene asnjehera nga ato shqiptare e kishte futur kete ndeshje ne bastet e saj dhe mbi te gjitha mungonin bastet per golat. Qe shenohen me shume se 2.5 gola, koeficienti i kesaj ndeshjeje, gjithmone sipas kompanive te huaja, ishte 1.7 apo 1.5.
Sipas eksperteve, ky eshte koeficienti me shume i synuar per t’u luajtur, pasi sic dihet, skuadrat shqiptare nese arrijne te shesin ndeshje e bejne kete gje duke pesouar shume gola, jo se mund te shenojne pasi nuk e kane mundesine. Ky eshte nje nder faktet e ketyre hetimeve qe ne nje fare menyre perjashton disi skuadren kundershtare nga implikimin ne nje fiksimi rezultati. Dhe ajo qe eshte me e habitshme eshte se per Tiranen dyshohet pikerisht ndeshja e kthimit pra ajo e luajtur ne Norvegji dhe jo ajo e Tiranes e cila u barazua 1-1 ne “Qemal Stafa”.
I njejti dyshim dhe logjike eshte perdorur edhe ne hetimin qe po behet per te dyja ndeshjet e Vllaznise me Rapidin e Vienes te luajtura me 16 dhe 23 korrik. Ne fushen e tyre skuadra austriake ka pasur nje koeficient 1.20, 5.5 barazimi dhe 13.00 fitorja e shkodraneve, por ajo qe duket se ka cuar ne dyshime jane serish koeficientat e golave, 1.5 dhe 1.45 kuotohej qe ne kete ndeshje shenoheshin me shume se 2 gola. Per ndeshjen e kthimit koeficientet po per te njejtin bast ishin rritur ne 1.70 e 1.50. 5-0 perfundoi ndeshja e pare ne Viene dhe 3-0 ne Shkoder, ne te dyja rastet nje bast i kapur nese vertetohet qe eshte luajtur keshtu.
Sistemi i implementuar ne qendren e UEFA-s ku kontrollohen te gjitha levizjet e koeficienteve, transfertat e parave per nje rezultat apo nje tjeter, ka ndezur driten e kuqe pikerisht per dy klubet shqiptare, per shifra qe i kalojne 1 milione euro te perfituara. Ndoshta zgjidhin krizen momentale te skuadrave keto shuma te tilla, apo sigurohen parate per te mbajtur ekipin edhe nje sezon, por qe nese gjithcka vertetohet, atehere 1 milion euro do te kthehen ne nje fature qe moren te gjithe per t’u perjashtuar rreth 8 vite nga aktivitetet nderkombetare si skuadra dhe ky eshte rasti me i mire, pasi ne ligjin shqiptar, fiksimi e rezultateve e konsideron veper penale te denueshme deri ne 7 vite burg. (tch)