28 nëntor 2009

Kaka : Reali luan më mirë me Ronaldon

Super ylli i Real Madridit Kaka ka përsëritur se ai menzi pret të luaj në krah me Ronaldon me të cilin ai beson se loja e Real Madridit do të merr shtytje të vërtetë.
“ Ne do të luajmë më mirë me Cristiano Ronaldon, kjo është e sigurtë.”
“ Ai i jep shtysë ekipit, ai do të na jep më shumë cilësi dhe një lojtar i tillë i kompletuar është vërtetë i nevojshëm.”
“ Ne jemis shokë edhe jashtë fushe, ne duam ti bëjmë të njëjtat gjëra, pasi që e gjithë bota e njeh si lojtar të madh, unë them se ai është një shok i mirë gjithashtu.”
“ Do të jetë ndeshje e bukur – shokët e skuadrës më kanë thënë se do të jetë një ndeshje krejt më ndryshe se deri tani. Do të jetë tepër argëtuese dhe shpresoj të luaj mirë.”
“ Nuk ka favorit në këto takime. Barcelona është shumë e fortë, ekip i rrezikshëm me disa lojtar të mëdhenj – nuk ka dyshim për këtë. Ne duhet të luajmë lojën tonë, ne jemi Real Madrid dhe duhet të provojmë të jemi dominant gjatë tërë takimit.” Deklaroi Kaka.