29 nëntor 2009

Valdano i kënaqur me paraqitjen e Real Madrid në El Classico

Jorge Valdano ishte i kënaqur me paraqitjen e Real Madridit kundër Barcelonës në Camp Nou.
Drejtori i përgjithshem i Real Madrid Jorge Valdano tha se klubi i tij duhej të kishte pak më shumë fat në Camp Nou.
Zlatan Ibrahimovic hyri në fushë si zëvendësues por golin e vetëm të ndeshjes që e kishte shijen e fitores e shënoi pikërisht ai, duke i shkaktuar kështu humbjen e dytë Realit këtë sezon.
“Ne kemi zhvilluar lojë më të mirë se Barcelona, dhe kishim mjaft raste për shënim, ” tha Valdano për AS.
“Ekipi ka treguar pjekuri të madhe në fushë. Ne jemi shumë të kënaqur me punën e lojtarëve. Ata kanë treguar një shfaqje jashtëzakonisht të mirë. ”
Me këtë fitore Barcelona rimer kreun në tabelën e klasifikimeve me dy pikë më shumë se Real Madrid që aktualisht eshte në vendin e dytë.