Zeman: “Toti, i vetmi futbollist klasi ne Itali”
Tani eshte i “papune”, megjithate nuk e fsheh pasionin dhe vleresimin qe ka per Francesko Totin. Eshte nje nga futbollistet e klasit boteror me te cilin punoi kur drejtonte Romen, shume kohe me pare. Per kete arsye tekniku cek Zeman, ka arsyen logjike per vleresimin qe i numrit 10 te Romes, pasi e njeh shume mire. Ndoshta tekniku bohem ne vleresimin qe ben per Totin ka parasysh dhe faktin se koha po afron finalet e kupes se botes-2010, ne Afriken e Jugut. “Toti eshte i vetmi futbollist i klasit boteror ne serine A, pohoi Zeman dhe nuk me befason niveli i larte i lojes se tij dhe pse eshte 33-vjecar. Nuk mendoj se sherbenin tre golat ndaj barit, per te konfirmuar klasin e larte te lojes se Totit”. A mund te gjejme afrimin e klasit te Totit me ndonje tjeter ne futbollin italian? Vetem Bobi Baxho mund te rivalizoje. “Po, dhe Baxho ka bere gjera te medha ne fushe dhe kur mosha linte pas vite dhe demtimet e pengonin. Por Francesko ishte shume impresiv perpara se une te merrja drejtimin e Romes dhe pse nuk luante vazhdimisht, per shkak te moshes se re”. Nje mesazh per Lipin dhe futbollin italian: nese talentet ne futbollin italian jane me pikatore, perse nuk thirren ne kombetare? Zeman mbeshtet filozofine universale, pergjegjesine qe ka tekniku i kombetares per te ndertuar skuadren: “Nje teknik formaton skuadren mbi bindjet qe ai ka”. Ndoshta per teknikun bomen, ne Afiken e Jugut, Italia duhet te futuroje duke patur 22 Francesko Toti…