24 nëntor 2009

Kaka: “Me pleqen se si luan Sevilje”

Ndersa te gjithe kane prognozuar nje sfide te ashper midis Barcelones dhe Realit te Madridit per titullin kampion, mesfushori brazilian Kaka zbulon se eshte befasuar niveli qe po tregon Sevilje, qe mund te jete nje rival midis dy gjigandeve te futbollit spanjol. Duke njohur nga afer te gjithe permbajtjen e futbollit spanjol, Kaka shikon se pervec Barcelones dhe Realit te Madridit ka dhe disa skuadra qe iu afrohen atyre. Real Madrid humbi ne Sanchez Pizjuan me Seviljen ne fillim te sezonit dhe Kaka nuk e fshehu impresionin per lojen e kesaj skuadre dhe sidomos te dy futbollisteve ne linjat anesore. “Realisht me pelqen Sevilja. Kjo skuader me ka befasuar. Diego Perroti dhe Jesus nava jane futbolliste me kualitet te larte”. Real Madrid luan te merkuren ne mbremje ne Bernabeu me Zyrihun per ligen e kampioneve, por Kaka duke qene i sinqerte nuk e fsheh se ka hedhur veshtrimin per klasiken me Barcelonen me 29 nentor ne Kamp Nou. “Ne po mendojme se pari per sfiden me Zyrihun, por nderkohe me cdo njeri qe kam biseduar tema me e prekur eshte ajo e klasikes, nenvizoi Kaka. Barcelona mund te luaje me sy mbyllur, pasi futbollistet e njohin njeri-tjetrin ne menyre perfekte. Por ne jemi lider te liges se pare spanjole. Nuk mendoj se te dielen ka nje skuader favorite dhe je jo. Fitorja do te ishte shume e vyer, pasi krijohet largesia prej kater pikesh”. Lidhur me nivelin personal te lojes, mesfushori brazilian mendon se ai po gjen gradualisht nivelin e larte, pasi u adaptua me vendin e ri dhe stilin e futbollit spanjol. “Po permiresohem gradualisht. Jam pergatitur mire dhe po rritem bashke me skuadren. Po luaje ne pozicione dhe roli ku skuadra mund te perfitoje shume”, perfundoi Kaka.