25 nëntor 2009

Volfsburgu shkon në “finalen” e Moskës!

Gjermanët kualifikohen për në 1/8-t e finaleve, nëse nuk humbasin ndaj CSKA-së
Një barazim kundër CSKA-së së Moskës sot do t’i mjaftojë Volfsburgut që të sigurojë vendin në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve në Grupin B. CSKA-së i duhet fitorja kundër Volfsburgut që të ketë shpresa për kualifikim. Mançester Junajtid është i kualifikuar dhe kryeson Grupin B me 10 pikë nga katër ndeshje. Volfsburgu është në vend të dytë me shtatë pikë, tri më shumë se rusët dhe shmangia e humbjes në “Luzhniki Stadium” sonte do të thoshte kualifikim për kampionët e Gjermanisë. Mesfushori i Volfsburgut, Kristian Gentner, ka thënë se ata nuk do të luajnë për barazim. “Kur luan për barazim gjërat nuk funksionojnë mirë. Ne duam të fitojmë”, ka thënë ai. Volfsburgu e mundi 3-1 CSKA-në në shtator. CSKA-ja do të luajë nën drejtimin e trajnerit të ri Leonid Slutski, që e mori skuadrën nga Huande Ramosi i shkarkuar muajin që shkoi. “Ne e dimë se çfarë rezultati na duhet.
Na duhet vetëm fitorja dhe atë do synojmë”, ka thënë Slutski. CSKA-ja, që është ende në lojë për të zënë vendin e tretë në ligën ruse, kur ka mbetur edhe një javë për t’u luajtur, nuk ka të dëmtuar, por nuk do të ketë të skualifikuarin Deividas Semberas. “Nuk do të jetë e lehtë të zëvendosojmë Semberasin”, ka thënë Slutski. “Nën drejtimin tim ai ka luajtur mirë.” Volfsburgu synon të bëjë kthesë pas humbjes 3-2 në fundjavë kundër Nurembergut dhe shkon në Moskë pa sulmuesin Grafite, që mori karton të kuq në ndeshjen kundër Beshiktashit. “Duhet të luajmë shumë më mirë të mërkurën. Më vjen shumë keq që nuk do të lu