Vendoset brenda 24 orëve
Pas dorëheqjes së Arbnor Morinës nga posti i kryetrajneri nga klubi i futbollit Kosova e Vushtrrisë, kjo skuadër ende nuk ka gjetur kryetrajner të ri. Drejtori i klubit, Besim Halili, tha se janë shumë afër marrëveshjes me Besnik Kollarin. “Të mërkurën ose të enjten më së largu mund të zyrtarizojmë kryetrajnerin e ri. Shpresojmë se Kollari do të pranoj këtë post, ose, ose duhet gjetur opsione tjera. Nuk mundem të mbesin pa kryetrajner një kohë të gjatë, kështu që shpresoj se kësaj pune brenda 24 orëve do t’i vihet kapaku”, tha Halili.