24 nëntor 2009

Sërish takohen me FIFA-n

Me 25 nëntor, në Zurich të Zvicrës, delegacioni i Federatës së Futbollit të Kosovës, nga sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu, dhe juristi i FFK-së, Haki Demolli, do ta kenë një takim të ri në selinë e FIFA-s. Këtij delegacionit në Zurich pritet t’i bashkëngjitet edhe kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri. Ata, të mërkurën, në orën 10.00, do të priten nga sekretari gjeneral i FIFA-s, Jerome. “Kemi mbledhur dokumentacion të bollshëm ligjor për ta treguar statutin e futbollit të Kosovës në kuadër të ish-Federatës së futbollit të RFSJ-së dhe kemi argumente për të vërtetuar se kemi qenë të barabartë në instancat më të larta të përfaqësuar nga njerëzit tanë”, tha Fazli Berisha, zëdhënës i FFK-së.