Mesfushori i Barcelonës, Yaya Toure ka mohuar spekulimet rreth largimit nga klubi gjatë afatit kalimtar të janarit.Në javët e fundit qarkulluan spekulime se reprezentuesi i Bregut të Fildishtë do të largohet nga gjiganti katalan ku thuhej se është i pakënaqur me mungesën e paraqitjeve të vazhdueshme.
Por, ai ka theksuar se dëshiron të mbetet në Nou Camp.
“E ardhmja ime është në Barcelonë. Unë dua të mbetem këtu. Interesimi i shumë klubeve të mëdha më bënë të ndihem mirë por nuk dua të largohem prej këtu”, deklaroi ai.