19 nëntor 2009

Rossi ëndërron Botërorin

Sulmuesi i Villarrealit, Giuseppe Rossi ka theksuar se ëndërron të luajë për Italinë në Kampionatin botëror në Afrikën e Jugut, verën e ardhshme.
22 vjeqari ishte pjesë e Azzurrëve në Kupën e Konfederatave në qershor por nuk është në formën e tij më të mirë këtë sezon pasi ka shënuar vetëm dy gola në 10 ndeshje në La Liga.
Megjithatë, ai shpreson të ftohet për Botërorin 2010. “Kampionati botëror është ëndërr e të gjithëve, jo vetëm e imja, andaj nëse më ofrohet mundësia do të shfrytëzoj”, deklaroi ai.