Toti rikthehet të stërvitet në grup
Roma ka rifilluar stërvitjet pas dy ditëve pushim, ndërsa nuk është ndalur kapiteni verdhekuq, që kërkon të jetë gati para rikthimit të ndeshjeve të kampionatit. Dhe, ashtu siç shpresonte, Toti ka patur mundësi të stërvitet me shokët e skuadrës, me të cilët ka filluar të përgatisë ndeshjen kundër Barit. Kanë munguar De Rosi, për shkak të një problemi në veshka dhe lojtarët që janë të grubmulluar me kombëtaret respektive. Eshtë rikthyer Rise bashkë me Perrotën dhe Toneton. Ka punuar i veçuar Pizarro.