18 nëntor 2009

Napoli kërkon Dosenën nga Liverpuli

Rikthimi tek fitorja pas ardhjes së Maxarrit, për De Laurenits, është vetëm fillimi i një epoke të re. Për ta çuar Napolin në nivelet e larta të futbollit italian duhet diçka më shumë. Dhe kjo diçka mund të vijë vetëm nga merkato. Pozicionet që duhen përmirësuar njihen. Ai i lojtarit të krahut të majtë, për shembull. Në skemën 3-5-2 Aronika është pak mesfushor, Datolo shumë sulmues, Zuniga duhet të përshtatet me një pozicion që nuk është i tiji. Kjo është arsyea pse nga janari do të kërkohet Dosena.