18 nëntor 2009

Fiorentina në gjurmët e Nanit

Fiorentina është gati të futet midis Juventusit dhe Milanit për të siguruar kartonin e Nanit. Sipas shtypit britanik, edhe klubi vjollcë është vënë në gjurmët e lojtarit portugez të Mançester Junajtid, për të cilin në ditët e kaluara është folur për një interesim të kuqezinjve dhe bardhezinjve, që në muajin janar mund të trokasin në derën e Aleks Fergusonit. Idea është ajo për ta marrë borxh lojtarin deri në muajin qershor dhe më pas për ta blerë përfundimisht kartonin e tij për 16,7 milionë euro.