Titulli dhe Championsi, Ambrozini beson
Gjatë pushimit të ndeshjes ndaj Romës në “San Siro” e kuptuam që duhej të shfrytëzonim sa më mirë lojtarët që kishim, talentin e tyre. Dhe nisëm të luanim. Morëm kurajo, tani besojmë te vetja jonë dhe e dimë që mund të luajmë në një mënyrë të tillë”. Ja pra Milani i vërtetë, ai që fiton dhe tremb. Ai i lindur nga “rrënojat” e skuadrës së fillimit të sezonit, i kritikuar dhe i vënë në dyshim nga të gjithë. Masimo Ambrozini tregon “sekretet” dhe rilindjen e kuqezinjve. “A besojmë te titulli? Sigurisht, - bën të ditur kapiteni i Milanit. - Ne synojmë gjithnjë të përmirësohemi, flasim sesi mund të luajmë gjithnjë më mirë. Nuk është se kemi nevojë ta themi çdo ditë, besojmë te titulli dhe te Championsi, ka akoma kohë për të dy objektivat”. Aq sa mesfushori 32-vjeçar bën shaka për kupën me “veshë” të mëdhenj”, e cila është ëndrra e të gjithëve dhe që është në “Adn”-në e “Djallit” prej dekadash. “Po bëj palestër për të qenë gati ta fitoj sërish”, - e mbyll Ambrozini.