26 nëntor 2009

Skenarët e mundshëm të kualifikimit në Champions League – Tabela

Dëshironi të dini se si mund të përfundoj gjiroja tjetër e Ligës së Kampionëve ? Ose të shihni se kush është kualifikuar tanimë ? Jeni në vendin e duhur. Tani ne do të shpalosim skenarët e mundshëm, kush ka rënë , kush është kualifikuar dhe kush ka ende shpresa.

Top dy ekipet në grupe, do të kualifikohen më tej në fazen 1/16 e njohur ndryshe si faza e eliminimit direkt ose Knock Out. Ekipet që mbarojnë në vendin e tretë shkojnë në Europa League kurse ato që mbarojnë në vendin e katërt qëndrojnë në shtëpi.

Tani për tani, 8 ekipe kanë siguruar kualifikimin :

• Bordeaux
• Manchester United
• Chelsea
• Porto
• Lyon
• Sevilla
• Fiorentina
• Arsenal

Por, cilat mund të jenë skuadrat tjera ?

GRUPI A

Bordeaux 13 5 4 1 0 8 2 Kualifikuar
Juventus 8 5 2 2 1 3 3
Bayern Munich 7 5 2 1 2 5 4
Maccabi Haifa 0 5 0 0 5 0 7

Bordeaux është kualifikuar nga Grupi A.

Juventus nuk është kualifikuar ende. Juve duhet së paku të barazoj me Bayernin në gjiron tjetër, përndryshe do të eliminohen.

Bayern nuk është kualifikuar ende. Bayern duhet të mposht Juventusin si mysafir në gjiron tjetër që të përfundoj në vendin e dytë, përndryshe eliminohet.

Maccabi Haiffa nuk ka kurfarë gjasash.

GRUPI B

Man Utd. 10 5 3 1 1 7 5 Kualifikuar
VfL Wolfsburg 7 5 2 1 2 8 4
CSKA 7 5 2 1 2 8 9
Besiktas 4 5 1 1 3 2 6

Manchester United është kualifikuar nga Grupi B. Ata kanë bilanc superior kokë më kokë me CSKA Moskën dhe është i pamundur eliminimi.

Wolfsburg ende nuk ka siguruar kualifikimet. Wolfsburg duhet të barazoj me United që të ketë më shumë pikë se CSKA dhe nuk duhet të lejoj që United të shënoj më shumë se dy gola dhe të humb me vetëm një gol.

CSKA nuk është kualifikuar ende. CSKA duhet të shënoj fitore të lartë dhe të ketë më shumë pikë se gjermanët.

Besiktas është larguar që moti nga kjo garë.

Grupi C

Real Madrid 10 5 3 1 1 12 6
Milan 8 5 2 2 1 7 6
Marseille 7 4 2 1 2 9 7
FC Zurich 3 4 1 0 4 4 13

Asnjëri prej klubeve nuk është kualifikuar në grupin C.

Real Madridit i duhet vetëm një pikë për ti siguruar kualifikimet. Sidoqoftë, nëse kjo ndodhë, dhe Milan fiton, atëherë Reali mbaron i dyti dhe jo i pari.

Milanit i duhet vetëm një pikë, ose të ketë pikë të barabarta me Marseillen për tu kualifikuar. Nëse Milan dhe Marseille humbin, Milan kualifikohet.

Marseille duhet të mposht Realin me katër ose më shumë gola ose të shpresoj në humbjen e Milanit. Kjo është për shkak të diferencës kokë më kokë prej 3-0 me Real Madridin. Nëse Milan dështon të fitoj, dhe Marseille fiton më pak se 4-0 Realin, Marseille dhe Real kualifikohen.

FC Zurich është larguar që moti nga CL.

GRUPI D

Chelsea 13 5 4 1 0 9 2 Kualifikuar
Porto 9 5 3 0 2 5 3 Kualifikuar
Atletico Madrid 3 5 0 3 2 3 9
APOEL 2 5 0 2 3 2 5

Chelsea është kualifikuar dhe ka të siguruar pozitën e parë në grup.

Porto është kualifikuar dhe ka të sigurtë pozitën e dytë.

Athletico Madrid ka të siguruar pozitën për Europa League.

APOEL nuk ka gjasa për asgjë.

GRUPI F

Fiorentina 12 5 4 0 1 12 6 Kualifikuar
O. Lyon 10 5 3 1 1 8 3 Kualifikuar
Liverpool 7 2 1 1 2 4 5
Debrecen 0 5 0 0 5 5 15

Fiorentina është kualifikuar por nuk ka siguruar pozitën e parë. Këtë do ta arrij nëse e mposhtë Liverpoolin, ose barazon por nëse Lyon barazon me Debrecen.

Lyon është kualifikuar në fazën tjetër por i duhet një fitore ndaj Debrecen me dy ose më shumë gola për ta siguruar pozitën e parë.

Liverpool mbetet në Europa League.

Debrecen ska gjasa.

GRUPI F

Barcelona 8 5 2 2 1 5 2
Inter 6 5 1 3 1 5 6
Rubin 6 5 1 3 1 4 5
Dynamo 5 5 1 2 2 6 7

Asnjëra prej skuadrave nuk është kualifikuar.

Barcelonës i duhet vetëm një barazim ndaj Dinamo Kyievit në Ukrainë për të garantuar kualifikimin, ose nëse humb e Rubini mposht Interin.

Interit i duhet vetëm fitorja ndaj Rubinit që të garantoj kualifikimet, ose të barazoj nën 2-2 dhe të sigurohet që Barcelona nuk humb nga Dinamo.

Dinamo Kiev duhet ta mposht Barcelonën, dhe të shpresoj që Interi të barazoj me Rubin Kazanin që të siguroj kualifikimet.

GRUPI G

Sevilla 10 5 3 1 1 10 4 Kualifikuar
Unirea Urziceni 8 5 2 2 1 7 5
VfB Stuttgart 6 5 1 3 1 6 6
Rangers 2 5 0 2 3 4 12

Sevila është kualifikuar për më tej. Fitorja ndaj Rangers në gjiron e fundit do të thoshte vendi i parë.

Unirea duhet të mos pësoj humbje në Stuttgart që të zë vendin e dytë. Vendi më i keq është vendi i tretë.

Rangers nuk kanë gjasa për asgjë.

GRUPI H

Arsenal 13 4 3 1 0 10 4 Kualifikuar
Olympiakos 7 4 2 0 2 3 5
Standard 4 4 1 1 2 6 6
Alkmaar 3 4 0 2 2 3 7

Arsenal është kualifikuar dhe ka siguruar pozitën e parë në grupin H.

Olympiacosit i duhet që ta evitoj humbjen për tu kualifikuar. Nëse humbasin, dhe Standard dështon të mposht AZ atëhere kualifikohen.

Standard duhet të mosht AZ Alkmar, dhe të shpresoj se Arsenal do të mposht Olympiacosin. Nëse Standardfiton dhe Olympiacos merr një pikë, atëhere Standard është në pozitën e tretë. Nëse Standard barazon, vendi i tretë. Nëse Standard humb do të mbaroj në pozitën e katërt.

AZ Alkmar duhet të shpresoj për vendin e tretë. Duhet ta mposhtin Standardin.