26 nëntor 2009

Ronaldo: Do të luaj dhe do të fitoj në El Classico

Sulmuesi kontravers i Real Madridit, Cristiano Ronaldo thotë se ai dëshiron të luaj në El Classico ndaj Barcelonës në Camp Nou të dielën.
Duke folur pas ndeshjes me Zurichun, Ronaldo shprehet se ai ndjehet i lodhur, por menzi pret që t’ua mbyll gojën kritikëve të Realit.
“ Unë jam i lodhur sepse ende nuk jam 100 % i gatshëm. Në fakt, më duket se po luaj me dhimbje por jam i sigurt se do të jem ai që isha, një golashënues tipik, duke luajtur mirë për klubin.”
“ Dua të luaj në El Clasico, por ajo është përgjegjsi e Pellegrinit. Në secilën garë jemi të parët, si në La Liga ashtu dhe në Champions League.”
“ Lojtarët e mirë luajnë gjithmonë. Dje nuk shënova por unë shpresoj që të shënoj në takimet tjera. Nuk dua të mendoj për 1-0, 2-0 apo 2-1. E rëndësishme është që të fitojmë.” Përfundoi Ronaldo.