26 nëntor 2009

Ferrara : Bordeaux luajti më mirë

Tekniku i Juventusit Ciro Ferrara ishte tepër i zhgënjyer pasi që ishte mposhtur në mënyrë të lehtë nga Bordeaux para pak çastesh.

Juventus tani rrezikon seriozisht mos kualifikimin në fazën e ardhshme të kësaj gare. Gjithçka tani mbetet në dorën e Bianconerëve që do të përballen direkt me Bayernin për pozitën e dytë që dërgon në fazën Knock Out. Takimi zhvillohet më 8 Dhjetor në Olimpico të Torinos.

“ Ne pësuam golin kur ishim duke luajtur më mirë. Ne vuajtëm nga ndërprerjet, dhe më pas edhe pranuam gol nga ndërprerjet.”

“ Unë ua kam thënë lojtarëve që të mos faulojnë para zonës, por ata nuk e bënë këtë. Bordeaux ishte superior për ne.”

“ Del Piero ? Mendoj që i gjithë ekipi vuajti ashtu si ai vet, pasi që Bordeaux bëri presion të lartë në ne.”

“ Nuk jam i kënaqur, jo me Del Pieron, por me Juventusin në përgjithsi. Si ekip nuk luajtëm mirë.” Deklaroi pas ndeshjes Ciro Ferrara për Sky Sport Italia.