24 nëntor 2009

Cana: Wigani rival i vështirë

Futbollisti Lorik Cana njëri prej figurave kryesore të skuadrës së Sunderlandit, pas fitores ndaj Arsenalit, parashikon në fundjavë të fitojnë edhe kundër Wiganit. “Çdokush e bën punën e vet dhe ne e mbajnë organizimin tonë. Ndonjëherë kur kemi luajtur jashtë kundër mbase jo skuadrave më të mëdha, ne e humbin atë organizim. Ne vërtet kemi nevojë të mos ndodhë kjo në Wigan. Ata kanë mposhtur Chelsean në shtëpi këtë vit dhe do të jenë rival i vështirë për ne. Por ne do të duhet të nxjerrim një rezultat të mirë”, tha Cana. Sunderlandi zë vendin e tetë në premierligë me 20 pikë dhe më ambicie të sigurojë një vend në garat e Europa Leagua.